Julian Alvarez trondit Atleticon, sulmuesi argjentinas kërkon largimin nga Madridi

Julian Alvarez trondit Atleticon, sulmuesi argjentinas kërkon largimin nga

Një çështje e papritur merkatoje rrezikon të prishë qetësinë në kampin e Argjentinës, e cila ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës pas fitores ndaj Austrisë.

Sulmuesi Julian Alvarez ka bërë të ditur publikisht se dëshiron të largohet nga Atlético de Madrid. Në një deklaratë për ESPN pas ndeshjes së Botërorit, 26-vjeçari la të kuptohet se cikli i tij në kryeqytetin spanjoll ka ardhur drejt fundit

“Mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Nuk besoj se është momenti i duhur për të folur për këtë temë, por nuk mund të fshihem. Duhet të jem i sinqertë. Kam folur me njerëzit e klubit dhe me ata me të cilët duhej të bisedoja”, deklaroi Alvarez.

Deklaratat e sulmuesit shkaktuan reagime të menjëhershme në Spanjë. Pak orë pas publikimit të intervistës, në rrjetet sociale qarkulluan pamje të disa tifozëve të Atleticos që digjnin fanellën e lojtarit në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit të tij.

Interesi për Alvarezin mbetet i lartë. Në fillim të këtij muaji, Real Madrid bëri të ditur se Atletico kishte refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas. Sipas raportimeve, kjo ofertë ishte pjesë e premtimeve elektorale të presidentit të klubit madrilen, Florentino Pérez, në prag të rizgjedhjes së tij.

Ndërkohë, edhe Barcelona thuhet se po monitoron situatën dhe mbetet e interesuar për transferimin e kampionit të botës.

Pavarësisht zërave të shumtë, Atletico Madrid ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të negociojë shitjen e lojtarit. Klubi ndihet i mbrojtur edhe nga klauzola e largimit në kontratën e Álvarezit, e cila arrin shifrën marramendëse prej 500 milionë eurosh.

EMISIONET