Banorët e Varibopit bllokojnë punimet/ Kundërshtojnë asfaltimin e pjesshëm të rrugës së lagjes Koçiaj

Banorët e lagjes Koçiaj në Varibop kanë ngritur zërin në formë proteste për pakënaqësitë në lidhje me projektin që Njësia Administrative Cakran ka ndërmarrë për asfaltimin e rrugës së lagjes.
Ata kundërshtojnë punimet për shtrimin e rrugës me pretendimin se firma zbatues do të shtrojë vetëm 550 metra të saj ndërkohë që ajo ka një gjatësi prej rreth 750 metrash duke lënë kështu një pjesë të saj të papërfunduar.
Kjo situatë i ka revoltuar banorët e kësaj lagje të cilët kanë ndaluar përkohësisht vijimin e punimeve duke shprehur kërkesën që projekti të realizohet i plotë.
Rreth 100 familje të cilat jetojnë në këtë lagje prej vitesh janë përballur më mungesën e infrastrukturës rrugore por edhe me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët paralajmërojnë se protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problem dhe përmbushjes së premtimeve për realizimin e plotë të investimit.

