Lautaro thyen "mallkimin" te Argjentina, gjen golin pas një kohe të gjatë

Lautaro thyen "mallkimin" te Argjentina, gjen golin pas një kohe

Tre gola të rëndë, një sukses që konfirmon kryesimin në klasifikimin Botëror, të paktën për tre muajt e ardhshëm, dhe mbi të gjitha britma e gëzimit të Lautaro Martinez që kthehet te goli në kombëtare pas një agjërimi prej një viti e gjysëm.

Është kjo sinteza e mbrëmjes në “Memorial Coliseum” të Los Angeles ku Argjentina mbylli mini turneun amerikan me një sukses me përmbysje ndaj Kosta Rikës në shifrat 3-1.

Një ndër notat më të gëzueshme të mbrëmjes për trajnerin albiceleste, por edhe tifozët zikaltër të Inter është tabuja e thyer nga Martinez që me fanellën e Argjentinës nuk shënonte në aksion që nga 22 shtatori 2022 në miqësoren e fituar 3-0 ndaj Hondurasit.

“Jam i lumtur, është një shpërblim për punën dhe për qetësinë me të cilën e kam kërkuar këtë gol”, deklaroi pas takimit sulmuesi i Inter.

Nga Argjentina kthehet te zikaltërit një sulmues i rigjeneruar, i karikuar dhe edhe shumë i freskët, duke qenë se në sfidën e fundit ndaj Kosta Rikës luajti vetëm në 20 minutat e fundit.

Pas një ndeshjeje të tërë të luajtur kundër El Salvador bomberi nga Bahia Blanca i la hapësirë këtë herë nga minuta e parë Julian Alvarez duke luajtur vetëm një segment loje, gjithsesi i mjaftueshëm për të shënuar golin e 22 me Argjentinën që i mundëson hyrjen në 10-shen më të mirë të shënuesve me fanellën albiceleste.

Goli i shënuar pas asistit perfekt të De Paul, i shënuar vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë i lejon Lautaros të kapë dy kampionë të tjerë bote Leopoldo Luque dhe Daniel Passarella.

EMISIONET