"Jam rritur me futbollin e tyre, por Maroku ishte dominues" / Bioris Dani analizon surprizën e Brazilit
Humbja e fundit e Brazilit ka lënë shije të hidhur te fansat e "Seleçaos", të cilët nuk janë mësuar ta shohin ekipin e tyre të zemrës në vështirësi ndaj kundërshtarëve që në letër duken më të vegjël. I ftuar për të komentuar performancën e fundit, Bioris Dani ka ndarë mendimin e tij mbi atë që ndodhi në fushën e lojës.
Dani pranoi se, pavarësisht emrit të madh që ka Brazili, Maroku tregoi një forcë që befasoi shumëkënd.
"Unë mendoj që Brazili humbi, domethënë me gjithë respektin për Marokun, pritej që do fitonte Brazili. Por realisht Maroku ishte dominues. Nuk pashë ndonjë diferencë shumë të madhe," u shpreh ai, duke vënë në dukje se supremacia e dikurshme e brazilianëve nuk ishte aq e dukshme këtë herë.

