Nga thënia e rrallë e Zagallos te statistikat unike/ Arben Sorra: Brazili ka tjetër emër, për ta edhe barazimi është humbje

Kombëtarja e Brazilit mbart një peshë të jashtëzakonshme mbi supe, ku pritshmëritë janë gjithmonë maksimale dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores konsiderohet dështim.

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit", në "Ora News" Arben Sorra ka zbërthyer filozofinë e "Seleçaos", duke sjellë në vëmendje një histori mjaft interesante të legjendës Mário Zagallo.

Sorra tregoi se si për Brazilin, madje edhe një barazim me rivalin e përjetshëm, Argjentinën, përjetohej si një tragjedi sportive.

"Brazili është një ekip që nuk ke se çfarë t'i thuash. Do të them llafet e të madhit Zagallo, që thoshte kur Brazili barazonte: 'Humbëm!'. Edhe kur dha një herë një intervistë, kishin dalë 1-1 me Argjentinën në Kupën e Amerikës Latine, dhe ai tha 'humbëm'. Gazetarët menduan që e ka thënë gabimisht, por ai u kthye: 'Jo, kur humb Brazili është katastrofë, dhe katastrofat vijnë një herë në tre-katër vjet në Brazil'," u shpreh Sorra.

 

EMISIONET