Italia drejt trajnerit të ri, ngushtohet lista në katër emra të mëdhenj

Kombëtarja e Italisë pritet të ketë së shpejti një trajner të ri. Federata Italiane e Futbollit ka hyrë në fazën finale të përzgjedhjes së pasuesit në stolin e "Axurrëve", ndërsa emri i teknikut të ri synohet të udhëheqë ekipin deri në Kupën e Botës 2030.
Sipas mediave italiane, presidenti i Federatës, Giovanni Malagò, në bashkëpunim me drejtorin teknik Paolo Maldini dhe Leonardon, po shqyrton katër kandidatë për postin.
Andrea Pirlo kryeson listën e preferencave, falë profilit të tij dhe vizionit modern të futbollit.
Në garë mbeten edhe Antonio Conte dhe Roberto Mancini, dy trajnerë me përvojë dhe të njohur për sukseset e tyre, ndërsa në listë figuron edhe Pep Guardiola.
Emri i teknikut spanjoll vazhdon të konsiderohet si alternativa më prestigjioze, por afrimi i tij shihet si një operacion i ndërlikuar për shkak të kostos së lartë financiare dhe kushteve që duhen plotësuar.
Në të njëjtën kohë, presidenti i Komitetit Olimpik Italian ka mbështetur publikisht idenë që Kombëtarja të drejtohet nga një trajner italian.
Federata nuk ka bërë ende të ditur datën e zyrtarizimit, por gjithçka pritet të mbyllet brenda pak ditësh. Deri më 23 korrik, kur do të prezantohet projekti i ri i Kombëtares në Lega Calcio, Italia pritet të ketë edhe trajnerin e ri.


