Rita Ora rikthehet në skenën ballkanike, koncert spektakolar në Ohër më 1 gusht

Rita Ora rikthehet në skenën ballkanike, koncert spektakolar në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të performojë me një koncert madhështor më 1 gusht në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Rita Ora është konsideruar si një nga simbolet më të njohura të muzikës moderne pop, me një sërë hitesh ndërkombëtare. Ajo njihet edhe për eksperimentet që ndjek në cdo projekt të ri të sajin, dhe kombinimin e tingujve modern, pop, dance me një prezencë fantastike skenike.

Koncerti pritet të mbledhë mijëra adhurues nga i gjithë vendi e jo vetëm.

Ky do të jetë një nga koncertet më të mëdha të verës të Maqedonisë së Veriut me hitet e artistes, përfshirë "Anywhere", "Your Song", "Let You Love Me",dhe shumë këngë të tjera që kanë dominuar spektaklet botërore.

Koncerti në Ohër zë një vend të veçantë në historinë muzikore të rajonit.

EMISIONET