Të përftuara me burime të paligjshme, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë

Në Tiranë janë sekuestruar dy apartamente dhe një garazh me vlerë rreth 420 mijë euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Aksioni u zhvillua pas një hetimi pasuror të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i dy apartamenteve dhe një garazhi.
Sipas hetimeve, pasuritë i atribuohen një 54-vjeçari, pasuri ko e dyshuar si e përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Policia thotë se hetimet do të vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë burim kriminal, si të 54-vjeçarit ashtu edhe të personave të lidhur me të.

