EGNATIA NIS RINDËRTIMIN PAS TITULLIT / Rrogozhinasit transferojnë mbrojtësin Eneo Bitri

Pas fitimit të titullit, Egnatia ka nisur rindërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Kampionët e Rrogozhinës kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Eneo Bitri, ndërsa më parë ka patur edhe transferime të tjera. Gjithashtu nga klubi rrogozhinas  ka patur edhe disa largime.

EGNATIA NIS RINDËRTIMIN PAS TITULLIT / Rrogozhinasit transferojnë

Pas një sezoni historik ku arriti të shpallej kampione, Egnatia ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës së re, me synimin për të ruajtur dominimin në Kategorinë Superiore dhe për të qenë sa më konkurruese në ndeshjet europiane që e presin në vazhdim.

Afrimi më i fundit i kampionëve është mbrojtësi Eneo Bitri. 29-vjeçari i lindur në Berat vjen si një shtyllë e re për repartin defensiv, duke sjellë me vete një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare.

Bitri ka luajtur më parë në disa kampionate të ndryshme europiane dhe aziatike, përfshirë Kazakistanin, Norvegjinë, Poloninë dhe Hungarinë, çka e bën atë një lojtar me profil të konsoliduar dhe të provuar në nivele të ndryshme futbolli.

Përveç Bitrit, Egnatia ka qenë aktive edhe më herët në merkato, duke afruar dy lojtarë të tjerë si Alessandro dhe Geralb Smajli. Të dy futbollistët pritet të shtojnë opsione në formacion dhe të rrisin konkurrencën brenda skuadrës.

Gjithashtu, klubi ka bërë edhe një lëvizje të rëndësishme duke rikthyer në ekip Montenegro.

Një tjetër lajm pozitiv për kampionët është edhe rinovimi i kontratës me Bakayoko, i cili ka firmosur deri në vitin 2028.

Ndërkohë, në këtë fazë të merkatos verore, disa lojtarë nuk do të jenë më pjesë e Egnatias për sezonin e ardhshëm. Nga kampionët janë larguar: Selmani, Fangaj, Poçi, Buric, Yahaya

Këto largime vijnë si pjesë e një riorganizimi të skuadrës, ku klubi po kërkon të balancojë grupin dhe të hapë hapësira për afrimet e reja.

EMISIONET