GAETHJE SHKAKTON SURPRIZË/ Amerikani rrëzon Topuria-n, fiton titullin e peshave të lehta

Xhustin Gaethje ka fituar titullin e padiskutueshëm të peshave të lehta në UFC, pasi mposhti Ilia Topuria në një duel spektakolar të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në një event të veçantë të organizuar për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve. Ndeshja përfundoi në raundin e katërt, kur Topuria u tërhoq pas dëmtimeve të rënda.

GAETHJE SHKAKTON SURPRIZË/ Amerikani rrëzon Topuria-n, fiton titullin

Në një ngjarje të pazakontë sportive të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Justin Gaethje ka shkruar historinë e UFC-së duke fituar titullin e padiskutueshëm të peshave të lehta.

Në eventin e quajtur “UFC Freedom 250”, të organizuar në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Gaethje mposhti kampionin në fuqi Ilia Topuria pas një përballjeje të ashpër.

Amerikani 37-vjeçar përmbysi parashikimet, duke e dominuar ndeshjen në raundet vendimtare dhe duke e detyruar Topuria të tërhiqej në fund të raundit të katërt për shkak të dëmtimeve.

Topuria, i cili pësoi humbjen e parë në karrierë, nuk doli në raundin e pestë, pasi ekipi i tij vendosi ta ndalonte sfidën për shkak të gjendjes fizike.

Pas fitores, Gaethje u përshkrua nga komentatorët si autor i një prej surprizave më të mëdha në historinë e UFC-së dhe festoi me një kërcim nga kafazi përpara Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndoqi eventin nga afër.

Në të njëjtën mbrëmje sportive, francezi Ciryl Gane mposhti Alex Pereira, duke i dhënë fund synimit të brazilianit për t’u bërë kampion në tre kategori të ndryshme peshe.

Eventi u zhvillua në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë dhe mblodhi mijëra spektatorë, shumica pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane, në një spektakël që për herë të parë solli një garë profesionale sportive brenda ambienteve të rezidencës presidenciale.

EMISIONET