“Dua ta luaj edhe këtë ndeshje”, rikthehet tensioni mes Onanës dhe Kamerunit

“Dua ta luaj edhe këtë ndeshje”, rikthehet tensioni mes

Sërish tension mes portierit Andre Onana dhe kombëtares së Kamerunit. 27-vjeçari, i cili gjatë verës la Interin për t’u transferuar te Manchester United, u përjashtua nga ekipi kombëtar në Botërorin Katar 2022.

Një debat me trajnerin Rigobert Song ndikoi që ky i fundit ta largonte nga kampi stërvitor, por paqja mes palëve është rikthyer pas rreth një viti ku ka munguar komunikimi mes palëve.

Onana është ftuar për të qenë pjesë e Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës, kompeticion që do të zhvillohet në periudhën 13 janar – 11 shkurt 2024.

Gjithsesi, një tjetër çështje është krijuar nga “gardiani”, i cili kërkon të vonojë mbërritjen e tij në ekipin kombëtar.

ESPN raporton se Onana dëshiron të luajë me United edhe takimin e FA Cup kundër Wigan (8 janar).

Për t’u bashkuar më pas menjëherë me shokët e skuadrës kombëtare.

Kameruni ka vendosur të zhvillojë dy miqësore në datat 8 dhe 9 janar. Përkatësisht ndaj Guineas Ekuatoriale dhe Zambias.

Ndërkohë që “Luanët e Paepur” do të debutojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Guineas, sfidë e programuar në datën 15 janar. Skuadra e Song është pjesë e grupit C, aty ku bëjnë pjesë edhe Senegali dhe Gambia.

EMISIONET