Dhuna e gjermanëve në Napoli, UEFA tremb klubin e Eintracht

Dhuna e gjermanëve në Napoli, UEFA tremb klubin e Eintracht

Rreth 2 milionë euro dëme dhe 5 policë të plagosur në rrugët e Napolit. Ky është bilanci i përplasjeve të tifozëve të Eintracht Frankfurt me policinë italiane në zemër të qytetit.

Ata shprehën me dhunë mosdakordësinë për bllokimin e transfertës duke djegur makina e shkatërruar dyqane.

Ndërkohë UEFA kë bëre me dije se po studion situatën dhe ngjarjet, duke lënë të kuptohet se klubi gjerman mund të penalizohet rëndë për sjelljen e tifozëve të tij.

Një nga masat që mund të merret është edhe përjashtimi i Eintracht nga kompeticionet europiane për 1 apo 2 sezone. 

EMISIONET