Akuzoi FSHF se i kërkoi para për të veshur fanellën e Kombëtares, paditet në gjykatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 14:28
FSHF padit Shefki Kuqin për shpifje pasi ky i fundit deklaroi kohë më parë se i janë kërkuar para për t'u pqaisur me pasaportë shqiptare në mënyrë qe të vishte fanellën kuqezi.
Padia e FSHF është pranuar nga Gjykata Themelore ne Prishtinë që do të gjykojë çështjen.
Shefki Kuqi ka qenë një nga sulmuesit më të mirë me origjinë shqiptare gjatë dy dekadave të kaluara dhe deklaratën me akuzën ndaj FSHF ai e bëri për mediat kosovare gjatë Kupës së Botës. Ai numëron 62 ndeshje dhe 8 gola me Finlandën.