Trump zbut tonet me Melonin pas përplasjes për Iranin: Është një person i mirë!

Trump zbut tonet me Melonin pas përplasjes për Iranin: Është

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur retorikën ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si “një person të mirë”, pavarësisht përplasjes së fundit mes tyre lidhur me qëndrimin e Italisë ndaj Iranit.

Sipas mediave, Trump kishte shprehur pakënaqësi ndaj Melonit pasi kryeministrja italiane nuk mbështeti pjesëmarrjen e Italisë në sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit. Megjithatë, gjatë takimit të tyre në Ankara, në kuadër të Samitit të NATO-s, presidenti amerikan u përpoq të ulte tensionet me homologen italiane.

Pala italiane ka zgjedhur të mos komentojë publikisht deklaratat e Trump, ndërsa më herët presidenti amerikan kishte kritikuar edhe popullaritetin e Melonit dhe kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të saj të manipuluar.

Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kur aleatët e NATO-s po përballen me diskutime të forta mbi sigurinë ndërkombëtare dhe rolin e vendeve anëtare në çështjet e Lindjes së Mesme.

EMISIONET