Sondazhi RTV Ora & Noto/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës.

Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto Sondaggi” të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%.

Lexo edhe:

Vota e 25 Prillit/ 30% e shqiptarëve të pavendosur. Tirana me numrin më të lartë, Berati më të ultin

Krahasuar me zgjedhjet e 2017, PD ka një rritje nga 6-10%, ndërsa PS dhe LSI janë në pothuajse të njëjtat ujëra.

Antonio Notto qartësoi se rezultatet lidhen me qarkun e Tiranës dhe jo me bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

LIVE/Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD

https://youtu.be/eOWA5Kol7qE

EMISIONET