Vota e 25 Prillit/ 30% e shqiptarëve të pavendosur. Tirana me numrin më të lartë, Berati më të ultin

30% e qytetarëve të intervistuar nga "Notto Sondaggi" janë përgjigjur të pavendosur sa i përket partisë që do të votojnë më 25 Prill.

Numrin më të lartë të të pavendosurve e ka qarku i Tiranës me 30.5%, ndërsa Berati numrin më të ulët me vetëm 1.5%.

Sa i përket moshës, grupmosha 35-54 vjeç duket më e pavendosura me 34.1%.

Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur "Nuk votova".

https://youtu.be/eOWA5Kol7qE

Antonio Notto: "Në Shqipëri ka 100 banorë. Nga këta 100 banorë, 30 janë të pavendosur. Ku jetojnë këta të pavendosur? 30.5% e këtyre të pavendosurëve jetojnë në Tiranë. Ndoshta kështu është më e qartë".

Lexo edhe:

LIVE/Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD

EMISIONET