Kur na  ndajnë 3 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, shqiptarët e kanë një foto paraprake të trendit për zgjedhjet.

Rtv Ora në bashkëpunim me Antoni Notton publikuan mbrëmjen e 19 janarit 2021 në “Tempora Speciale” me gazetaren Sonila Meço sondazhin e parë kombëtar dhe të veçantë për qarqet Tiranë dhe Durrës.

Në sondazh janë pyetur 2000 persona sipas moshës dhe vendqëndrimit në Shqipëri, ndërsa marzhi i gabimit është 2-3%.

Nga të dhënat për sondazhin kombëtar vihet re një rënie e PS, LSI dhe PDIU, ndërsa ka një rritje Partia Demokratike.

Rritje e PD vërehet dhe në qarqet Tiranë e Durrës, ndërsa opozita e bashkuar ka një epërsi ndaj PS në këto qarqe.

Me interes shihet elektorati i pavendosur që nuk janë pak. Mjafton të kujtojmë zgjedhjet e fundit të 2017, ku nga 100% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar vetëm 33% e tyre dhe 67% nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës.

Të dhënat u komentuan në studio me analistët Dritan Hila, Aleksandër Çipa, Artan Hoxha dhe Agron Gjekmarkaj.

Tabela 7 : Orientimi i votës në Durrës

Nëse votohet sot, opozita e bashkuar parakalon PS, fituese për Durrësin

Në sondazhin e veçantë për qarkun e Durrësit, PS,LSI dhe PDIU kanë një rënie. Ndërkohë rritje ka Partia Demokratike. Por opozita e bashkuar rezulton të jetë fituese për këtë qark.

Tabela 6 – Orientimi i votes per Tiranën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës.
46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%.

Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Si e komentojnë analistët
Hila: Qeverinë do e vendosin rrethet.
Gjekmarkaj: Kryeqyteti do jetë gjuetia e opozitës për pushtetin


Tabela 5: Te pavendosurit

Mbi 30% e shqiptarëve të pavendosur jetojnë në Tiranë. Berati ka numrin më të ulët.

Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur “Nuk votova”.

Tabela 4: Orientimi i votës

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto.

Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

Si e komentojne analistet orientimin e votës
Hila: Partitë e tjera do vendosin kush do qeverisë. Hoxha: Opozita në avantazh

Tabela 3

Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 Prillit.
Nga qytetarët që janë përgjigjur me “Po” e që janë 85.4% e të pyeturve, 84% janë të punësuar dhe 86.6% të papunë.


Tabela 2: Kush votoi PO dhe kush JO

Femrat dhe mosha mbi 54 vjeç janë më të interesuar për 25 prillin.

Në ndryshim, femrat që i vlerësojnë të rëndësishme këto zgjedhje janë më të shumta në numër, 88.7% thonë po, 5.0% jo dhe 6.3% thonë nuk e di.

Lidhur me moshën, më të painteresuar për zgjedhjet janë mosha 35-54 vjeç  me 81.1% dhe më të interesuarit janë ata mbi 54 vjeç me 89.0%.

Edhe numrin më të lartë të të pavendosurve e ka grupmosha mbi 54 vjeç, 7.1% ndërsa numrin më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 3.8%

Tabela 1

Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

85.4 % mendojnë për PO.

Komenti i Antonio Notto: Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme

Komenti i analistëve: Elektorati i karikuar, shqiptarët po mundohen të marrin pjesë në politikë përmes votës

Cfarë duhet të dimë për sondazhin?

Marzhi i gabimit është 2-3%. Antonio Notto shpjegoi se është kampion përfaqësues i zgjedhësve shqiptarë, për banorët që janë në Shqipëri dhe do të marrin pjesë në votime. Është një kampion prej 2000 zgjedhësish sipas moshës dhe vendit të qëndrimit,  është marrë në qytete të mëdha dhe të vogla. Me telefon fiks dhe celular.

Sa ka ndikuar pandemia?

Antonio Notto: “Absolutisht jo. Nuk përbën ndryshim qëndrimi në shtëpi apo studio, nuk është problem takimi me qytetarët sepse kjo do të ndikonte dhe në rezultatin e sondazhit. Përmes ëebit nuk ndikon te sondazhet që bëjmë” tha Antonio Notto duke shtuar se bashkëpunimi më i mirë me Rtv Ora për zgjedhjet ishte në 2017, pasi sondazhet e 2019 nuk patën rezultatin që ne deshëm.

Kur është kryer?

Antonio Notto: “Është zhvilluar në shumë ditë të javës së kaluar, si në ditë pushimni dhe ditë pune. Është element shumë i rëndësishëm që na ka lejuar për të gjetur njerëz që punojnë dhe ata që janë në shtëpi. I kemi shpërndarë intervista në 3-4 ditë që të gjejmë një kampion sa më të ndryshëm.

Sot sondazhi i një serie sondazheve

Antonio Notto do të jetë prezent në programin Tempora Speciale, në prezantimin e rezultateve të para të një serie sondazhesh përgjatë javëve në vijim.

Këto sondazhe janë të vetmet të besueshme, profesionale e të sakta që kanë shoqëruar zgjedhjet e shqiptarëve në dekadën e fundit, prirjen e tyre te votës drejt forcave politike, duke krijuar traditën më të mirë përballë skepticizmit mbi vërtetësinë e rezultateve.

Për të kulmuar me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.

Tradita 13 vjeçare

Në mbyllje të mandatit të dytë qeverisës së maxhorancës aktuale, në kulmin e një situate pandemike, që ka diktuar një “normalitet” të ri, me nisjen e funksionimit të disa institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë së Re, me një ligj të ri zgjedhor e ndryshime Kushtetuese, në vigjilje të një prej fushatave më të ashpra elektorale, RTV Ora me president Ylli Ndroqin në bashkëpunim me Antonio Notto vijojnë traditën e konsoliduar 13 vjeçare të prezantimit të sondazheve, që masin opinionin publik para e përgjatë fushatave zgjedhore.

Sukses i garantuar

Për të vërtetuar suksesin e kësaj tradite dëshmojnë sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, 2013 dhe 2017, si dhe ato lokale të vitit 2015 së bashku me exit-pollet përkatëse.

Mos mungoni. Radio Televizioni Ora dhe Antonio Notto, sot, 19 janar, në ora 21.00 ju sjellin sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit, për t’i shërbyer me objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm vetëm interesit publik.