Amerikanët dhe britanikët të shqetësuar për situatën në Kuvendin e Shqipërisë
Dialog dhe parlamentarizëm, është mesazhi i ndërkombëtarëve për maxhorancën dhe opozitën pas seancave kaotike mes tymit të flakadanëve dhe në mungesë të debatit konstruktiv politik.
Përfaqësitë diplomatike të SHBA, Gjermanisë e Britanisë së Madhe kërkojnë bashkëpunim nga mazhoranca e opozita për të garantuar që Kuvendi të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.
Mosfunksionimi i Kuvendit, nuk i shërben Shqipërisë, sipas ndërkomëtarëve që thonë se po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Kuvend!
Seancat e kuvendit mes kaosit të tymit dhe flakadanëve dhe në mungesë të debatit konstruktiv politik kanë ngjallur shqetësimin tek selitë diplomatike të aletëve në Tiranë!
Ambasada e SHBA, duke iu përgjigjur zërit të Amerikës, bën apel për dialog mes mazhorancës dhe opozitës për të ktheyer normalitetin në Parlament, duke theksuar se mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë
Reagimi i ambasades Amerikane: Në një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar".
Me shqetësim zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë thotë se i ndjek edhe amabasada e Gjermanisë, si vend anëtar i BE.
I dërguari i Berlinit në Tiranë, Karl Bergner u bën thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.“
Ambasada e britanisë së Madhe një deklarate për media vuri theksin tek roli mbikqyrës i parlamentit dhe apeloj ndaj të gjitha palëve për të garantuar këtë rol që opozita në vijimësi ka thënë se është piëkrisht kjo arsya pse po protestojnë pasi sipas tyre mazhoranca u ka mohuar kontrollin e qeverisë.
Reagimi i Ambasades Britanike: Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.
U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.
Reagimet e ndërkombëtarëve vijnë pasi kuvebndi miratoj me votat e socialistëve buxhetin për vitin 2024 në një seancë të tensionuar e cila zgjati pak më pak se 5 minuta
Menjëherë pas saj kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi vuri në dijeni për situatën edhe selitë diplomatike