VIDEO/ Qytetarë dhe shoqëria civile në protestë para Kuvendit kundër shkatërrimit me ligj të zonave të mbrojtura

Ndërsa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

“Nesër nuk do të ketë më bregdet pasi do të jetë pronë private e disa individëve dhe do të kërkojnë shuma marramëndëse parash që ta shijoni natyrën tuaj, që fëmijët tuaj të luajnë ashtu si keni luajtur ju.

VIDEO/ Qytetarë dhe shoqëria civile në protestë para

Kjo është një masë që shkatërron të ardhmen e kombit, ajo i përket të gjithëve.”- u shpreh një nga protestuesit në fjalën e tij.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.

EMISIONET