Kalon sot marrëveshja për emigrantët, PS tërhiqet nga amnistia! Falja e hajdutëve me kollare, "mollë sherri"

Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale do të shkojnë sot në Kuvend për t’u votuar, ndërsa kjo e fundit është tërhequr nga socialistët pasi nuk kanë arritur një marrëveshje me deputetë të opozitë dhe si rrjedhojë nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm votat.

Sakaq, këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë.

Në një kohë kur maxhorancës i duhen 84 vota për të votuar Amnistinë Penale, gjatë ditës së djeshme të palët opozitare u shprehën se nuk do ta votojnë draftin për të falur dënimet e zyrtarëve të korruptuar.

Lulzim Basha deklaroi po ashtu se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.

Nga ana tjetër, Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se, keqkuptimi i krijuar me pr/ligjin e amnistisë penale është adresuar dje nga ministri i Drejtësisë.

Kalon sot marrëveshja për emigrantët, PS tërhiqet nga

Në një prononcim për mediet nga selia e PS, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS i pyetur nëse do të kalojë nesër pr/ligji për amnistinë penale, Rama u shpreh se, “nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër, të parlamentit sepse juve jeni të lirë mos ta besoni, por ne i kemi punë te ndara, unë jam në parlament një deputet që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur. Ndërkohë që nuk e di sesi është agjenda nesër”.

“Di vetëm faktin që është bërë diskutim, mbi një keqkuptim total që është krijuar, për ta thënë me fjalë të buta dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë, ashtu sikundër është adresuar dhe në Komisionin e Ligjeve”, tha Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar edhe Amnistinë Penale që do të votohet ditën e enjte në Kuvend.

Ai deklaroi që procesi i amnistisë nuk ka qenë transparent, dhe opozita nuk do të tërhiqet ndaj aksionit për interes të opinionit publik.

“Amnistia është kthyer në një akt jotransparent, një akt ku secili në mënyre të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij, dhe ju e dini tashmë që prej muajsh ne jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë.

Akti është një akt humanitar, ka qenë gjithmonë një akt konsensual, ndërkohë që s’ka patur një procedurë konsensuale që të kishte mundësi pë rata që janë në nevojë për votimin e amnistisë penale.

Nesë ne tërhiqemi për hir të interesit publik, do të duhet të dëmtojmë rezistencën tonë, e cila është vetë në funksion të interesit publik.”

Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET