“SHPËRNDAJENI PARLAMENTIN!” - Marjana Koçeku sfidon socialistët: Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit

Deputetja që deklaroi një ditë më parë shkëputjen nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, sfidon kolegët e saj të selisë rozë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për t’i vërtetetuar se mandatin e saj ajo e ka legjitim.
REAGIMI
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.
Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë.
Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.

