Sali Berisha apel qytetarëve: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Kreu i opozitës Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën qytetare që po zhvillohet prej ditësh në kryeqytet.
Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar protestën si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Sipas Berishës, ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e asaj që ai e quan 'narko-qeverisë'.
"Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë.
Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë.
Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit.", shkruan Berisha.

