PAMJET SHOKUESE nga mbërritja e Gjermanisë në SHBA! Nuk do t’u besoni syve çfarë u bëjnë agjentët e sigurisë “panzerave”

Imazhet e zbritjes së kombëtares gjermane nga avioni i “Breeze Airways” kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të kontrolleve drastike të sigurisë direkt në pistë, ku yjet milionerë u trajtuan si udhëtarë të thjeshtë pa asnjë privilegj.
Në mes të vapës dhe mbi karrige plastike, lojtarët iu nënshtruan protokollit strikt amerikan të “Elite Team Logistics” përpara se të hipnin në autobusë; Jamal Musiala shihet duke u kontrolluar me detektor dore, portieri Manuel Neuer u detyrua të ulej për kontrollin e këmbëve, ndërsa pjesës tjetër të ekipit iu desh të hiqnin edhe atletet.

Ndonëse bëhet fjalë për një procedurë standarde doganore për fluturimet charter që nuk kalojnë fare nga terminalet VIP, pamjet e “Panzerave” në këto kushte kanë nxitur debate të mëdha dhe ironi të shumta online.


