FOTO-LAJMI/ Tirana “zien”, Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 22:54

Një foto e fundit në rrjet tregon gjendjen mjerane të zyrtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë, ku ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, sot ambasador në Zvicër, Ermal Dredha, është kthyer në shërbëtor publik të kryeministrit Edi Rama.
Në foton e kapur nga shqiptarët në një aeroport të huaj, dallohet kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Ermal Dredha, ku ky i fundit i mban valixhet kryeministrit duke e ndjekur nga pas.

