“Rithemelimi” mbledh Kuvendin Kombëtar. A do të kemi kryetar të ri nga Pallati i Kongreseve?

Këtë të shtunë, më 2 dhjetor në ora 11:00, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të grupimit të “Rithemelimit.

Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe sipas dokumentit të nënshkruar nga Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, në rendin e ditës parashikohet të zhvillohet:

“Rithemelimi” mbledh Kuvendin Kombëtar. A do të kemi

1-Votëbesimi i Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

2- Diskutime mbi situatën politike dhe akisonin politik të Partisë Demokratike.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe "gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës", theksojnë demokratët.

Vendimi u mor pas mbledhjes së mbajtur më 9 nëntor.

Njoftimi i 9 nëntorit:

Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.

Por a do të ketë surpriza sot?

I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e lajmeve në “Ora News”, deputeti demokrat Luan Baçi, i pyetur lidhur me Kuvendin Kombëtar të demokratëve që do të mbahet këtë të shtunë, theksoi se nuk pritet të ketë surpriza sa i përket ndryshimit të lidershipit të këtij grupimi.

“Është një Kuvend i zakonshëm, ndoshta pak i vonuar, por jemi hasur me probleme të paparashikuara.

Patjetër që çështja kryesore është votëbesimi i kryetarit të PD-së, do të ketë një rezlutë të Kuvendit dhe do të jetë një aktivitet që do t’i japë një frymë të re aksionit të ri politik të opozitës.

Patjetër që besoj se nesër do të ketë rikonfirmim të z. Berisha në krye të PD-së”, theksoi dje deputeti Luan Baçi.

Çfarë tha dje Berisha?

“Rithemelimi” mbledh Kuvendin Kombëtar. A do të kemi

Lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së, Sali Berisha, tha dje gjatë konferencës për mediat, se procesi që do të ndodhë sot është proces statutor dhe një proces që ka një qëllim madhor, ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim të opozitës.

Berisha deklaroi se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë njësoj dhe me ata deputetë që mund të mos marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e nesërme.

Ish-kryeministri, tha se dëshira e tij është është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.

Gjithashtu ai deklaroi se nuk do të ketë hatërmbetje mes tij dhe Gazment Bardhin, nëse ky i fundit nuk merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Do ta kuptojmë këtë si një proces. Është apo jo grupi parlamentar i bashkuar, po e dëshmon beteja epike që këta deputetë po bëjnë në parlament. E fshinë parlamentin monist. E mbushën parlamentin monist pëllëmbë e bodigardë. E të tjera me radhë.

Ishim bashkë aty kur Edi Rama erdhi me një autokolonë makinash si të ishte Kim Jong-un dhe jo kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Pra, grupi është sot simbol i qendresës së PD.  Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt.

Por ky proces që ndodh nesër, është proces statusor dhe një proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat, të qartë, projektin tonë. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.

Strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë ju dhe që i mori vesh e gjithë bota skenarët tanë. Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Por, mund t’u them dhe tjetrën, ka një ligj sot në fuqi dhe Edi Rama e shkelmon, nuk e respekton. Ka një nen Kushtetute, Edi Rama e shkelmon atë. Ai nuk lejon kontrollin dhe ne do bëjmë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë kontrollin.

Do bëjmë gjithçka, do ketë një lëvizje të padiskutueshme të mosbindjes civile. Qytetarët duhet të ushtrojnë kontrollin e tyre, përndryshe duhet të firmosë secili miratimin e diktaturës. Të shpërbëhemi siç po shpërbëhemi, të largohemi nga ky vend siç po largohemi. Të votojmë dhe të na i numërojnë bandat votat”, deklaroi Berisha.

EMISIONET