Naim Murseli pranon pagesën për vrasjen e gruas. 15 mijë euro para vrasjes
Naim Murseli, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli në Prishtinë dy ditë mënparë ka pranuar përfshirjen në vrasjen e gruas.
Ai ka paguar një person (tashmë i arrestuar) për të vrarë gruan e tij duke i dhënë G.Plabës, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës, raportojnë mediat në Kosovë.
Prokutoria ka bërë kontrolle në dy banesa në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit ndërsa është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhej në njoftimin e policisë.
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka reaguar pasi ky i fundit u arrestua nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e ish-bashkëshortes së tij duke ndërprerë ngushëllimet “për shkaqe familjare” siç ka postuar ai në rrjete sociale.