PAMJE/ GJKKO vendos: Safet Gjici në burg, Alma K. me kapelen nr. "69" në shtëpi. Ish-kryebashkiaku: S'kam bërë krim!

Gjykata ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa Alma K. vajza e e cila mbante në kokë një kapele interesante sportive me numrin "69" dhe që është protagoniste në video skandalin erotik në zyrën e tij është lënë në arrest shtëpie.

PAMJE/ GJKKO vendos: Safet Gjici në burg, Alma K. me kapelen nr.
Alma K. duke dalë nga Gjykata e Posaçme

Gjatë seancës së sotme, para togave të zeza ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit nuk ka pranuar kryerjen e ndonjë krimi.

"Nuk kam bërë asnjë vepër penale. 

Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.

Rashë në kurthin e atyre që smë duan, nuk kam kryet shkelje ligjore jam dakort me qëndrimin e avokatit," ka deklaruar ai.

Avokatja e Alma K. ka deklaruar se është marrë një masë e tillë për klienten e saj pasi ajo ka një djalë të vogël për tu kujdesur dhe mamanë e sëmurë, ndërsa shtoi se është e vetmja që siguron të ardhura në shtëpi.

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.

Më herët Gjici ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, edhe pse akuzohet për korrupsion pasiv.

Në dëshminë e saj në SPAK vajza ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.

“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij.

U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentat dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Lëri se flasim pastaj”. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe ç’ka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale," ka thënë ajo.

Kamera që fundosi Safet Gjicin

Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun e shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, të cilët u shfaqën në video duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së shtetit.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme të siguruar nga gazetari i “Ora News” Edison Vatnikaj, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se kryebashkiaku Gjici, tregohej i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij, pasi çelsat e makinës dhe celularin Alma Kaçit i ishte kërkuar t’i linte në sekretari.

edison vatnikaj gjkko safet gjici

EMISIONET