Pas videos erotike GJKKO "ribashkon" Safet Gjicin me Alma K.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 13:19
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj ka siguruar foton e Gjicit dhe Alma K. ku ndodhen në sallën e gjyqit.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit shfaqet pas kafazit prej xhami, në pritje të parashtrimit të akuzave nga prokuroria. Më hërët ai ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv.