Në videon erotike me Safet Gjicin/ Me kapele në kokë dhe fytyrën të mbuluar, Alma K. shkon në SPAK (PAMJE)

Alma K., gruaja që u përfshi në skandalin me videon në zyrën e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ka shkuar sot në SPAK.

Ndaj saj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ për të.

Në dëshminë e saj vajza ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.

“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij..."

Lajmi në përditësim...

EMISIONET