Nuk do ta besonit kurrë/ Alma Kaçi kamerën që fundosi Safet Gjicin e kishte futur në ...

Nuk do ta besonit kurrë/ Alma Kaçi kamerën që fundosi

Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun e shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, të cilët u shfaqën në video duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së shtetit.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme të siguruar nga gazetari i “Ora News” Edison Vatnikaj, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se kryebashkiaku Gjici, tregohej i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij, pasi çelsat e makinës dhe celularin Alma Kaçit i ishte kërkuar t’i linte në sekretari.

Alibia e çantës

Nuk do ta besonit kurrë/ Alma Kaçi kamerën që fundosi

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi pak ditë më parë se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin.

Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

“Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar”, tha ai.

kamera edison vatnikaj

EMISIONET