Paga e deputetit 31-fish i pensionit minimal, Gjokutaj: Ju rrit 1 mln deputetit dashnorja e të cilit ka 600 mijë shtëpi
Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i Këshillit bashkiak i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se rritja e pagave për ministrat, deputetët, kryeministrin e kryetaren e parlamentit nu do të kishte impakt pozitiv po të bëhej para zgjedhjeve.
Kjo pasi sipas tij, fillimisht duhet të ishin rritur pensionet e qeveria të rimbursonte qyettarët për rritjen e madhe të çmimeve.
Sipas tij pasuria e deputetëve është galopante dhe këto rroga janë "kot".
Genci Gjokutaj: Ne nuk jemi kundra që vendimmarrësit të kenë një jetë normale. Fakti që është bërë pas zgjedhjeve dhe ata vetë e kuptojnë se çfaër është. Të bëhej para zgjdhjeve unë them se nuk do të kishte impakt pozitiv.
Pse ju ngrit nga 1 mln një deputeti dashnorja e të cilit i gjenden 600 mijë shtëpi ose bën kërkesë që të bëhet kontrolli i banesës së dashnores e të marrë leje në parlament thotë se unë bashkëjetoj për një kohë të gjatë me këtë. E shikoni ku kanë mbërritur këta. Këta janë shkëputur nga realiteti nuk është gjë normale kjo punë. Ka një pasuri gati galopante.
Kjo rrogë është kot, se di pse i janë futur kësaj pune se kishin mundësi të bënin pak populizëm e tua rrisnin pak pensionistëve se këta rrogat e tyre nuk i përfillin. Ankesat që bënë ishin teatër. Shkëputja nga realiteti dhe mungesa e kontrollit ndaj vetes. Pastaj nëse do të ketë një rritje pagash totale sepse rritja e çmimeve ka arritur në një nivel shumë të lartë. Së paku qeveria nuk ka arritur të rimbursojë në % vetëm rritjen e çmimeve me qëllim ruajtjen e një niveli jetik aq sa është. Por nëse benzina shkoi 250 lekë, buka e këto të gjitha të rriten në atë % pagat dhe pensionet që njerëzit të paktën të përballojnë. Kjo bëhet kur një km rrugë me shifra që ne i dimë, jhanë shifra stratosferike ku mln e eurove këtu trajtohen si bakshishe dhe pare xhepi.