Erebara: Hetimi i Belerit vë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duhet të kishte hetime nga të gjitha palët

Gazetari Gjergj Erebara i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora u shpreh se edhe pse nga opozita flitet për nëj masakër zgjedhore nga ana e mazhorancës, vihet re njëulje drastike e numrit të votuesve të PD krahasuar me 2021.

Ai u ndal dhe tek hetimet për shitblerje të votës ku theksoi se hetimi i vetëm një figure, në këtë rast të Blerit nga opozita vë në pikëpyetje kredencialet e sistemit të pavarur të drejtësisë.

Gjergj Erebara: Përdorimi i administratës shtetërore është ulëritëse, e dinë të gjithë. Nuk ka asgjë çfarë të vërtetosh dhe bashkimi i administratës publike me partinë në pushtet është e dukshme. Frikësimi i votuesve në ditën e votimit dhe votimet në grup janë në raportin e OSBE, janë elementë të njohur.

Kam përshtypjen që raporti i OSBE është shumë i përciptë. Nuk e zëvendëson dot nevojën të kesh Prokurori dhe hetime të mirëfillta. Fakti është se e gjithë drejtësia shqiotare ka hetuar vetëm një rast që është i Belerit. Kjo ngre në pikëpyetje a po bëhet drejtësi selektive sepse ky është një koncept shumë i rëndësishëm në botë.

Kur ti shkon dhe heton vetëm një person që është i opozitës dhe për ë tepër i përket vetëm një minoriteti po nuk ke dhënë prova që ke hetuar një person tjetër ose nuk ke dhënë prova që ke hetuar ndonjëherë mazhorancën kjo vë në pikëpyetje të gjitha kredencialet e sistemit të drjetësisë si një institucion i pavarur nga politika. për opozitën duhet të kemi parasyesh dhe faktin tjetër se PD dhe Bashkë Fitojmë sebashku në këto zgjedje kanë marrë sëbashku diku tek 207 mijë vota më pak se PD dhe LSI në 2021. Kur një forcë politike merr një në 3-5 votues që kanë votuar në 2021 opozitën dhe nuk aknë dalë të votojnë në këto zgjedhje atëherë… Kjo nuk justifikon as asnjë nga abuzimet e qeverisë, por dhe opozita duhet të shohë pak pse votuesit e saj të 2021 nuk kanë dalë.

Nëse në Tiranë do të kishin shkuar të njëjtën numër votuesish për Këlliçin siç shkuan për PD dhe LSI në 2021 ai do të ishte kryetar bashkie sot.

 

EMISIONET