“MBYLLE GOJËN, LEGEN”- Ulsi Manja i bën të fortin Ivi Kasos para syve të kreut të SPAK-ut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2026, 11:58
Plas keq sherri në komisionin për Reformën Zgjedhore, teksa i pranishëm në mbledhje është kreu i SPAK-ut, Klodian Braho.
Teksa fliste Ulsi Manja, ky i fundit është përplasur me demokratin Ivi Kaso, ndërsa ka ofenduar këtë të fundit duke përdorur ‘o legen’.
“Pusho ti, qepe gojën, mbylle, dërr -dërr-dërr o legen!”, tha Manja, ndërsa shkaktoi reagime nga demokratët.

