Dasma e Taylor Swift “ngre në këmbë” Nju Jorkun/ Ish-shefi i sigurisë: Do të ishte një makth për forcat e rendit

Thashethemet për një martesë të mundshme mes superyllit të muzikës, Taylor Swift, dhe yllit të NFL-së, Travis Kelce, kanë pushtuar rrjetin, ndërsa lëvizjet e pazakonta pranë Madison Square Garden kanë shtuar edhe më shumë dyshimet.
Kamionë, mjete transporti dhe pirunë ngritës janë parë duke hyrë në zonë, duke nxitur spekulime se po përgatitet një event madhështor. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, fansat janë në ethe për atë që shumë e quajnë "dasma e shekullit".
Por, nëse ceremonia do të zhvillohej vërtet në zemër të Manhattanit, autoritetet do të përballeshin me një sfidë gjigante sigurie. Një ish-hetues i lartë i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut deklaroi për BILD se një ngjarje e tillë do të ishte një "makth" për forcat e rendit, për shkak të mijëra fansave, turmave të mëdha dhe interesit të jashtëzakonshëm mediatik.
Sipas tij, një operacion i tillë do të kërkonte bashkëpunim të ngushtë mes NYPD-së, FBI-së dhe agjencive të tjera të sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë dhe sigurinë e të pranishmëve.
Edhe pse gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, një gjë është e sigurt: vetëm ideja e një dasme mes Taylor Swift dhe Travis Kelce ka mjaftuar për ta vendosur Nju Jorkun në qendër të vëmendjes botërore.


