Rezart Veleshnja nuk fshihet më / Gjesti romantik që ndezi aludimet për një histori të re dashurie

Rezart Veleshnja nuk fshihet më / Gjesti romantik që ndezi aludimet

Aktori i njohur i humorit dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij personale. Një postim i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ngritur dyshime se zemra e tij tashmë ka gjetur sërish dashurinë.

Në videon e publikuar, Veleshnja shfaqet brenda një makine duke mbajtur me përkëdheli dhe puthur dorën e një vajze. Edhe pse ai ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin apo fytyrën e saj, gjesti romantik është interpretuar nga ndjekësit si konfirmimi i parë publik i një romance të re.

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën aktorit.

Rezart Veleshnja nuk fshihet më / Gjesti romantik që ndezi aludimet

Për momentin, Rezart Veleshnja vazhdon të ruajë diskrecionin për jetën e tij private, por ky moment i ndarë me ndjekësit ka qenë i mjaftueshëm për të ndezur kureshtjen dhe për ta kthyer në një nga emrat më tëkomentuar të ditës.

EMISIONET