Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës ndalon Kuvendin, Balla kërkon ndërprerjen e seancës

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur në aksin Durrës–Tiranë, ku dyshohet për viktima.
Ndërprerja e seancës u kërkua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me qëllim marrjen e informacionit të plotë mbi ngjarjen dhe situatën në terren.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla bëri me dije se institucionet ishin njoftuar për një aksident serioz në autostradë dhe se raportimet paraprake flisnin për humbje jete. Për këtë arsye u propozua një pauzë e shkurtër e punimeve parlamentare.
Seanca u ndërpre për rreth 5 minuta, ndërsa deputetët u informuan më tej për zhvillimet lidhur me aksidentin në aksin Durrës–Tiranë.

