Chris Brown humb betejën në gjykatë / Detyrohet t’i paguajë ish-shërbyeses 13 milionë dollarë pas sulmit të qenit

Chris Brown humb betejën në gjykatë / Detyrohet t’i

Këngëtari i njohur amerikan Chris Brown është përballur me një goditje të rëndë financiare, pasi një juri e ka shpallur përgjegjës për një sulm brutal të qenit të tij ndaj ish-shërbyeses së shtëpisë.

Sipas vendimit të gjykatës, artisti duhet t’i paguajë Maria Avila-s plot 13 milionë dollarë dëmshpërblim, pas incidentit të ndodhur në vitin 2020 në pronën e tij në Los Angeles. Gruaja pretendoi se u sulmua nga qeni i racës Bari Kaukazian, Hades, ndërsa po nxirrte mbeturinat.

Gjatë gjyqit, Avila rrëfeu momentet e tmerrshme që përjetoi, duke deklaruar se mbeti e mbuluar me gjak dhe se Chris Brown nuk telefonoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Nga ana tjetër, këngëtari mohoi përgjegjësinë, duke argumentuar se ish-punonjësja kishte provokuar kafshën.

Edhe pse padia fillestare kërkonte 90 milionë dollarë dëmshpërblim, juria vendosi që Brown të paguajë 13 milionë dollarë, një shumë që gjithsesi konsiderohet një nga goditjet më të mëdha financiare ndaj artistit.

Problemet ligjore të Chris Brown nuk mbarojnë këtu. Ai vazhdon të përballet edhe me akuza të tjera për sulm të rënduar, ndërsa emri i tij mbetet i lidhur me disa nga çështjet më të bujshme të viteve të fundit./BLD

 

EMISIONET