Makina përmbyset në aksin Lushnjë-Berat, pl*gosen 6 persona mes tyre 3 fëmijë

Makina përmbyset në aksin Lushnjë-Berat, pl*gosen 6 persona mes

Lëvizja në aksin Lushnjë–Berat është shoqëruar me një aksident, pasi një automjet tip "Golf", me gjashtë persona në bord, është përmbysur në zonën e Fiersheganit.

Si pasojë e ngjarjes, të gjithë pasagjerët, mes tyre tre fëmijë, kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Sipas drejtuesit të automjetit, ai po udhëtonte në drejtim të Beratit kur korsia përballë iu bllokua nga një mjet tjetër.

Në përpjekje për të shmangur përplasjen, ai devijoi djathtas, por u përplas me një automjet të parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e goditjes, makina u përmbys.

Nga aksidenti morën dëmtime gjashtë personat që ndodheshin në automjet, tre prej të cilëve fëmijë. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit.

 

EMISIONET