Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata për udhëtarët.

Prej rreth 3 orësh, funksionimi i sistemit të palës greke është ndërprerë, duke bllokuar kalimin e qytetarëve shqiptarë dhe të tjerë që synojnë të hyjnë në territorin grek. Si pasojë, në zonën neutrale është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, ndërsa temperaturat arrijnë deri në 30°C.

Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, pala greke nuk ka dhënë ende sqarime zyrtare lidhur me situatën. Ndërkohë, pala shqiptare raportohet se po funksionon normalisht, pa probleme në përpunimin e dokumenteve.

EMISIONET