Si të mbrohemi nga lodhja emocionale/ Fuqia e stoicizmit në kohën e empatisë së tepërt

Si të mbrohemi nga lodhja emocionale/ Fuqia e stoicizmit në kohën

Stoicizmi po shihet gjithnjë e më shumë si një mënyrë praktike për të përballuar lodhjen emocionale që vjen nga kujdesi i vazhdueshëm për të tjerët. Sipas kësaj qasjeje filozofike, njerëzit mund të ndihmojnë dhe të jenë empatikë pa u shteruar emocionalisht, duke vendosur kufij të shëndetshëm mes asaj që mund të kontrollojnë dhe asaj që jo.

Lodhja nga empatia ndodh shpesh gradualisht, kur një person përballet vazhdimisht me dhimbjen e të tjerëve dhe nuk ka mekanizma për ta menaxhuar atë ngarkesë.

Në këtë pikë, stoicizmi sugjeron një qasje më të balancuar: të kuptosh emocionet, por të mos lejojë që ato të marrin kontrollin e plotë.

Sipas kësaj filozofie të lashtë, nuk bëhet fjalë për të mbyllur ndjenjat apo për t’u bërë i ftohtë, por për t’i drejtuar ato me arsye. Ideja kryesore është ndarja e qartë mes gjërave që varen nga ne dhe atyre që nuk ndryshohen dot, duke shmangur mbingarkesën emocionale.

Edhe studimet moderne në psikologji e mbështesin këtë qasje, duke treguar se empatia e tepruar emocionale mund të çojë në lodhje, ndërsa një formë më e vetëdijshme e saj ndihmon për të ruajtur qetësinë mendore dhe aftësinë për të ndihmuar në mënyrë efektive.

Në këtë mënyrë, stoicizmi shihet si një mjet që ndihmon njerëzit të jenë të pranishëm për të tjerët pa humbur ekuilibrin e tyre emocional.

EMISIONET