Fjoralba Ponari i tregon rrugën protestuesve, ja itinerari i marshimit brenda Unazës së Tiranës

Blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë në rrjetet sociale itinerarin e marshimit të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë.
Në postimin e saj është publikuar harta e lëvizjes së protestuesve, së bashku me rregullat e reja të organizimit.
Sipas planit të shpërndarë, marshimi do të zhvillohet brenda Unazës së Tiranës, pa ndarje në grupe dhe pa devijime nga rruga e përcaktuar.
Ora e nisjes së protestës është vendosur në 20:30, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të mbajnë gjithmonë të lirë një korsi për mjetet e emergjencës.
Publikimi i itinerarit vjen në ditën e 15-të të protestës që prej dy javësh po zhvillohet çdo mbrëmje në kryeqytet./ VNA


