DITA 16/ “Jepe DORËHEQJEN!” – Shqiptarët nuk pyesin më, sërish në protestë në Tiranë

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.
Ditëm e djeshme marshimi historik u mbyll me një arg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e 15 u shtri deri në rrugën e Rinasit, ku mijëra qytetarë marshuan paqësisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Protesta madhështore e ditës së djeshme (14 qershor) zgjati deri në orët e para të mëngjesit.


