KLP hetim për Prokurorinë e Shkodrës/ Rama për çështjen në Theth: Zaptimet, një imazh i keq për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një tjetër videomesazh qytetarëve duke komentuar vendimin për aksion ndaj zaptimeve, të cilat i quajti një imazh të keq për Shqipërinë.

Nga Facebook, Rama lajmëroi se ministria e drejtësisë do të vërë në punë KLP që të nisë hetim për prokurorinë e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë do ti kërkojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë hetim për të gjithë prokurorinë e Shkodrës,  pas asaj që e cilësoi skandali “Gjeli” për mos hetimin  e ndërtimeve pa leje në Theth.

Përgjigja e Organit të akuzës se provat e IMT dhe Policisë nuk mjaftonin për nisjn e hetimit, nuk ka bindur kreun e qeverisë.

Rama paralajmëroi se pas Vlorës e Tiranës,  aksioni për clirimin e hapësirave publike do të shtrihet në Durrës e Fier, ku paralajmëroi  edhe largime të drejtorëve si në qytetin bregdetar.

Duke iu rikthyer situiatës në Vlorë, kreu i qeverisë theksoi s mungesa e ujit në mes të sezonit turistik  është dëshmi e paaftësisë.

Kryeministri paralajmëroi se një riorganizim të plotë të të gjithë komponentëve të punës në nivel vendor dhe qendror.

 

 

 

EMISIONET