Kapet me kallashnikov, çifte dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Kapet me kallashnikov, çifte dhe fishekë në shtëpi,

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi në banesën e tij u gjetën një kallashnikov, një armë gjahu dhe mbi 100 fishekë të llojeve të ndryshme.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale S. A.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Allgjatë, në zonën e Vaqarrit, efektivët zbuluan një armë zjarri tip AK-47 (kallashnikov), dy krehra me 81 fishekë, si dhe një armë gjahu me 24 fishekë. Sipas policisë, të gjitha armët dhe municionet mbaheshin pa leje.

43-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa armët dhe municionet u sekuestruan si prova materiale.

Burime policore bëjnë me dije se operacioni erdhi pas një pune hetimore të kryer në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim verifikimin e dyshimeve se i arrestuari posedonte armë në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse armët janë përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale apo nëse 43-vjeçari kishte lidhje me persona të tjerë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Dosja i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET