Sërish tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi: 1 orë pushim
Me tensione ka nisur sërish seanca plenare në Kuvend, pasi demokratët nuk kanë pranuar të lëshojnë foltoren.
Pasi u paraqit rendi i ditës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas iu dha fjala ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të paraqitur konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, opozita bllokoi foltoren duke kërkuar diskutim procedural.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se fjala për procedurë ishte dhënë më herët, pas paraqitjes së kalendarit të punimeve, por sipas tij ajo nuk është respektuar nga folësit, të cilët kanë folur për gjithçka dhe vetëm për çështje procedurale nuk e kanë marrë fjalën.
Ndryshe mendon Partia Demokratike, e cila bllokoi foltoren duke kërkuar që t’i jepej fjala kryetarit të selisë blu, Sali Berisha.
pas tensioneve Peleshi ndërpreu sërish seancën këtë herë me 1 orë.

