FOTO/ Javier Bardem shkruan historinë në Hollywood, bëhet spanjolli i parë me gjurmë në TCL Chinese Theatre!

FOTO/ Javier Bardem shkruan historinë në Hollywood, bëhet

Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke u bërë spanjolli i parë që lë gjurmët e duarve dhe këmbëve në çimenton e famshme të TCL Chinese Theatre në Hollywood.

Ceremonia u zhvillua përpara kinemasë ikonike të Los Anxhelosit, një traditë prestigjioze që prej dekadash u rezervohet vetëm emrave më të mëdhenj të industrisë së filmit. Me këtë nderim, Bardem futet në listën e ngushtë të artistëve ndërkombëtarë që kanë lënë gjurmën e tyre fizike në një nga vendet më simbolike të kinemasë botërore.

FOTO/ Javier Bardem shkruan historinë në Hollywood, bëhet

Ky vlerësim i shtohet një tjetër arritjeje të rëndësishme në karrierën e aktorit, pasi në vitin 2012 ai u nderua edhe me një yll në Hollywood Walk of Fame. Dy vlerësimet janë të ndryshme, pasi ylli jepet nga Hollywood Chamber of Commerce, ndërsa ceremonia e gjurmëve organizohet nga TCL Chinese Theatre.

Në ceremoninë festive, Bardem u shoqërua nga personalitete të njohura të kinemasë si Denis Villeneuve, Michael Mann dhe Jerry Bruckheimer, si dhe nga anëtarë të familjes së tij.

Gjatë fjalimit emocionues, aktori i kushtoi një pjesë të rëndësishme të mirënjohjes familjes së tij, e cila ka një histori të gjatë në botën e artit. Ai kujtoi veçanërisht nënën e tij të ndjerë, Pilar Bardem, duke theksuar rolin e saj në formimin e tij profesional dhe njerëzor.

FOTO/ Javier Bardem shkruan historinë në Hollywood, bëhet

“Unë nuk jam asgjë më shumë se një përfaqësues i këtij mbiemri”, u shpreh Bardem, në një moment që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Nderimi i fundit konfirmon statusin e Javier Bardem si një nga aktorët më të suksesshëm dhe më të vlerësuar spanjollë në historinë e Hollywood-it, me një karrierë që vazhdon të lërë gjurmë në industrinë ndërkombëtare të filmit.

EMISIONET