FOTO/ Jo vetëm triumfi i Anglisë, Jude Bellingham feston me një moment romantik në tribunë!

Ylli i Anglisë, Jude Bellingham, festoi në mënyrën më të veçantë fitoren e kombëtares së tij në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.
Pas suksesit 4-2 ndaj Kroacia, mesfushori anglez iu drejtua tribunave ku e priste partnerja e tij, Ashlyn Castro. Dyshja shkëmbyen një përqafim të ngrohtë dhe një puthje, moment që u kap nga kamerat dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pamjet romantike të çiftit u kthyen menjëherë në një nga temat më të komentuara pas ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive në mbarë botën.

Por kush është Ashlyn Castro? Ajo është një modele, influencuese dhe krijuese përmbajtjesh nga Shtetet e Bashkuara, e njohur për postimet e saj mbi modën, bukurinë, udhëtimet dhe stilin e jetesës. Me një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale, Ashlyn ka fituar popullaritet të madh vitet e fundit.
Edhe pse marrëdhënia e saj me Bellingham është mbajtur larg vëmendjes së tepruar mediatike, ajo është parë shpesh në stadiume duke mbështetur futbollistin në ndeshje të rëndësishme. Mediat britanike raportojnë se Ashlyn ka qenë pranë tij në momente kyçe të karrierës, duke e shoqëruar në aktivitete dhe turne të ndryshme.

Ndërsa Anglia feston nisjen perfekte të aventurës në Botërorin 2026, duket se edhe jashtë fushës së blertë, Jude Bellingham po përjeton një periudhë të lumtur, me Ashlyn Castro që vazhdon të jetë mbështetësja e tij më e madhe nga tribunat.

