VIDEO/ Deputetët e PD i bllokojnë foltoren Ardit Bidos, nuk e lënë të flasë
Pasi mori fjalën për procedurë, deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte. Flamur Noka i mbajti një fletë përpara fytyrës, ndërsa e ofendonte duke i thirrur edhe “ o zoti Bideja.”
“Berisha në burg”, ekzaltohet PD. Shohim absurde të mëdha. Shohim që dalin pro protestës ata që u kanë dhënë apartamenteve familjarëve të tyre të Entit të Banesave.
Flasin ata që kanë përqindje në zonë të mbrojtur në Arameras, atje nuk protestojnë, protestojnë në një tjetër zonë të mbrojtur. Flasin për të drejtat e protestuesve, njerëz që janë qartazi në shkelje të kodit të sjelljes”, tha Bido.
Për pasojë të situatës që nuk lejoi vijimin normal të seancës, Niko Peleshi kërkoi 5 minuta pushim.
PËR MË SHUMË NDIQNI TË GJITHA PUNIMET PARLAMENTARE NË SEANCËN E SOTME

