Erion Veliaj, në burg! Kikia: Vendimi i shkallës së tretë ishte goditja e fundit! Lënia në liri, mund të prishë provat

Gjykata e Lartë vendosi të martën të lërë në burg Erion Veliajn, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Në një intervistë për CNA TV, analisti Mentor Kikia e lidh vendimin e Gjykatës së Lartë edhe me qëndrimin e tij ende në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kikia theksoi se rikthimi i Veliajt në bashkinë e parë të vendit mund të jetë një mundësi e mirë për të shkatërruar provat.

Vendimi i shkallës së tretë ndaj Veliajt ishte goditja e fundit ndaj shpresës së tij për të fituar, jo thjesht lirinë, por së paku një masë më të lehtë, ndoshta dhe një arrest shtëpie. Çështja e Veliajt e mbingarkuar politikisht, vazhdon të jetë ende kryetar i Bashkisë së Tiranës, edhe pse prej 5 muajsh ndodhet në burg.

Një qasje që m'u duk e arsyeshme e avokatit Genc Gjokutaj, i cili mendonte se qenia ende ligjërisht kryetar bashkie e ka penguar Veliajn të fitojë në përpjekjet për të fituar lirinë, pasi në momentin kur mund të kthehet në liri, duhet të kthehet në zyrë.

Kjo interpretohet si një mundësi për të ndikuar në procesin e hetimit për të prishur provat apo intimiduar dëshmitarët. Përpjekja e tretë përfundoi dhe Veliaj do të duhet të presë fundin e hetimeve në kushtet e arrestit në burg”, u shpreh Kikia.

Erion Veliaj, në burg! Kikia: Vendimi i shkallës së tretë

Analisti Kikia, në intervistë ka folur edhe për lirimin e ish-deputetit Ervin Salianji, çështje për të cilën tha se ka ngarkesa të mëdha politike.

Kikia u shpreh se burgosja e Salianjit ishte një kosto politike, jo vetëm për ish-deputetin, por edhe për Partinë Demokratike.

Burgosja e Salianjit, një çështje absolutisht e diskutueshme dhe me ngarkesa të mëdha politike. Burgosja ishte një kosto politike jo vetëm për Salianjin, por për PD-në në tërësi. Mbetet të shihet roli i Salianjit në PD, roli i tij”, tha Kikia.

EMISIONET