"Rikthehet" Basha, Gjokutaj: Dështues serial, zhvarrim politik, prostitutë politike prej dëmit që i solli opozitës

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se Lulzim Basha është një dështim serial dhe model i mbaruar që i solli një dëm të madh opozitës shqiptare.

Genc Gjokutaj: Basha është një model i dështuar dhe opozita shqiptare nuk ka nevojë për figura të tilla. Një dështues serial, ky është një zhvarrim politik që e bën Edi Rama, kurse vetë Basha është një prostitutë politike pasi ka shitur opozitën shqiptare dhe nuk i vjen turp të dalë në publik jo për shkak të profesionit që ka por për shkak të trotuarit që ia kanë zënë.

Nuk e di a do zërë vend ky në këtë trotuar politik por unë mendoj se mund të flasim opër tema të tjera. Basha kërkon të marrë vëmendje. Basha është një model i mbaruar, i dështuar sëfundmi dhe i filmuar. Prandaj them prostitutë politikë, dëmi që i ka sjellë opozitës shqiptare me takimet me Edi Ramën, kjo është një paturpësi e palimit. Nuk ka çfarë i jep opozitës shqiptare, atë çfarë diti të bënte, pazarin që është i vetmi profesion i tij e bëri e që e vuan sot e kësaj dite opozita shqiptare.

 

EMISIONET